Raclette
Faqja 1 e 1
Raclette
Raclette eshte nje recete tipike zvicerane. Zakonisht konsumohet ne
dimer, sepse i shkon shume te ftohtit. Elementi baze i raclettes eshte
djathi me te njejtin emer, karakteristike e te cilit eshte sasia e
madhe e yndyres. Djathi, vendoset ne ca lopatez metalike, futet ne nje
lloj aparati-tave enkas per raclette qe mundeson qe djathi te shkrihet.
Kur djathi shkrihet ai, me ndihmen e nje luge druri shtyhet per ne
pjate, ku paraprakisht jane vendosur patatet e ziera. Zakonisht,
shoqerohet me turshi; qepujka, misra dhe kastraveca. Por, njerezit e
kane shtyre kreativitetin me tutje dhe kane shpikur nje aparat raclette
te shoqeruar me funksion grille. Kjo mundeson qe pervecse recetes
tradicionale me patate, djath e turshi, pjates t'i shtohen edhe mish i
pjekur ne grill, apo speck, apo kerpudha dhe qepe. Secili tregon
kreativitetin dhe preferencat e tij. Nje sekuence raclette tregohet me
poshte. Ju befte mire!
Caji
eshte shume i rendesishem gjate ngrenies se Raclette: ekuilibron
djathin. Keshillohen sasi te konsiderueshme caji, perndryshe djathi bie
shume i rende ne stomak dhe kenaqesia shnderrohet ne nje mundim.
Sigurisht, vera e bardhe eshte gjithmone ne elementin e vet prane
raclettes.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi